

Biography Jozefina Topalli |
|
SQI:
Jozefina (Çoba) Topalli (26 nëntor 1963, Shkodër) është politikane shqiptare. Është njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike dhe pjesëtare e Kuvendit që nga viti 1997.
Jozefina Topalli është gruaja e parë Kryeparlamentare në gjithë historinë parlamentare në vend dhe e gjashta Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në historinë parlamentare pluraliste, që nga viti 1991. Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005 dhe u rizgjodh Kryetare e Kuvendit për një mandat të dytë katër vjeçar, në shtator 2009. Në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) zonja Jozefina Topalli ishte në postin e Nënkryetares së Kuvendit.
E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është master-kandidate në “Studime europiane”.
Jozefina Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge dhe ruse. Have you voted for or against Jozefina Topalli ? Në vitet 1992-1995 ajo punoi në Dhomën e Tregtisë në qytetin e Shkodrës dhe në vitet 1995-1996 ishte kancelare dhe pedagoge në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”. Viti 1996 shënon fillimet e karrierës së saj politike. Si kandidate e Partisë Demokratike, bashkëqytetarët e saj e zgjodhën përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për katër legjislatura radhazi, ndërsa strukturat e Partisë Demokratike, në vitin 1997, e zgjedhin atë Nënkryetare të kësaj partie, detyrë të cilën e mban në vijimësi.
Gjatë gjithë veprimtarisë së saj si drejtuese e lartë e Kuvendit dhe përfaqësuese e lartë e Partisë Demokratike, gjithashtu edhe si anëtare e Këshillit të Europës, që nga viti 2002, Jozefina Çoba Topalli është angazhuar maksimalisht në ecurinë e reformave në vend për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Si anëtare e Komitetit të Punëve Sociale, Shëndetit dhe Familjes dhe si Zëvendëspresidente e Komitetit të Fëmijëve, ajo vazhdon të japë një kontribut të vyer në çështjen e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve, në reduktimin e varfërisë, në luftën kundër punës së të miturve, si dhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Si një ndër figurat më në zë të parlamentarizmit dhe të politikës shqiptare, ajo është në krye të nismave për reforma në rrugën e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Ndër veprimtaritë jashtë vendit, gjatë viteve 2004-2005, janë: pjesëmarrja në grupin e monitoruesve të KE-së në zgjedhjet në Ukrainë; pjesëmarrja në grupin monitorues NDI/ Qendra Karter për zgjedhjet në Palestinë.
ENG:
Jozefina Çoba Topalli (born November 26, 1963) is an Albanian politician and is the Chairwoman of the Parliament of Albania, since September 3, 2005, and vice-president of the Democratic Party of Albania.
Political career At the 1996 Albanian parliamentary election Topalli was elected as member of parliament for the Democratic Party of Albania; she was subsequently re-elected four times. Has changed the detail your opinion on Jozefina Topalli ? She has been member of the Committee on Social Affairs, Health and Family, and also as Deputy President of the Children’s Committee. Since 1996, Topalli is Deputy Chair of the Democratic Party of Albania.
Jozefina Topalli Çoba is the first woman Speaker of the Albanian Parliament in all the parliamentary history of the country, and the sixth Speaker of the Parliament of the Republic of Albania in the pluralistic parliamentary history since 1991. She assumed her duty in September 2005, and was re-elected as Speaker of Parliament for a second four-year mandate in September 2009. In two previous consecutive legislatures (1997–2001; 2001–2005), Topalli served as Deputy Speaker of the Assembly.
January 16, 2013 updated: 2013-11-14 |
|