Politicians and Election, Vote in Freedom, Actively Participate in Democracy, Vote for Change, Online referendum
left right

Biography Bujar Nishani

> Albania > Politicians > Partia Demokratike e Shqipërisë > Bujar Nishani
Bujar Nishani Bujar Nishani
Bujar Nishani
Politikan shqiptar dhe Presidenti aktual i Shqipërisë. | An Albanian politician and the current President of Albania.
President
email

DESCRIPTION OF CANDIDATE: 

Bujar Nishani Biography

SQI:

 

Bujar Nishani është politikan shqiptar dhe Presidenti aktual i Shqipërisë. Ai ka qënë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër në Qeverinë e Shqipërisë.

 

Karriera

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

 

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie. Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

 

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

 

Më 11 qershor 2012 Kuvendi Popullor e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

 

burimi

 

 

ENG:

 

Bujar Faik Nishani (born 29 September 1966) has been the President of Albania since July 2012. At the time of his election, Nishani was a member of the Democratic Party of Albania, an MP, and the Minister of Interior. Constitutionally he had to resign all three posts due to his election as President. The Albanian Parliament elected Nishani as President with a simple majority of 73 votes out of 140, without consensus from the opposition.

 

Political career

Bujar Nishani joined the Democratic Party of Albania in 1991, after the fall of communism. He worked as chief of foreign relations in the Ministry of Defense and then as head of the office of NATO relations in the Ministry of Foreign Affairs. In 1996, he was appointed minister of defense.

 

After the Democratic Party lost the 1997 parliamentary election, he lost his office and became chairman of the NGO for Euro-Atlantic Army. In 2001 he was elected general secretary of the DP's branch in Tirana and in 2004 member of the Tirana city council.

 

He won the 2005 election in the 34th electoral zone in the capital against the Minister of Police and Security, Igli Toska. After leading the National Security Parliamentary Commission he was nominated as Minister of the Interior by Prime Minister Sali Berisha, and in September 2009, after a second electoral victory he was nominated as Minister of Justice. In 2011 he replaced Lulzim Basha as Minister of the Interior. On 12 June 2012, after winning the presidential election, Nishani resigned as Minister of Interior.

 

source

January 16, 2013

updated: 2013-10-17

icon Bujar Nishani
icon Bujar Nishani

ElectionsMeter is not responsible for the content of the text. Please refer always to the author. Every text published on ElectionsMeter should include original name of the author and reference to the original source. Users are obliged to follow notice of copyright infringement. Please read carefully policy of the site. If the text contains an error, incorrect information, you want to fix it, or even you would like to mange fully the content of the profile, please contact us. contact us..

 
load menu