Politicians and Election, Vote in Freedom, Actively Participate in Democracy, Vote for Change, Online referendum
Ilir Meta

Ilir Meta, ftesë Ramës, Nanos, Mejdanit dhe të majtëve ...

Ilir Meta 45%

... për rrëzimin e Berishës nga pushteti

 

Kreu i LSI kërkon unifikimin e qëndrimit të së majtës për të ruajtur votat nga manipulimet e demokratëve

 

Ilir MetaZgjedhjet e 28 Qershorit duket se do të kenë probleme përsa i përket menaxhimit dhe ruajtjes së votave gjatë gjithë procesit. Fushata e tensionuar elektorale dhe agresiviteti i Sali Berishës kanë shqetësuar përfaqësuesit e majtë të cilët kanë dhënë alarmin ditën e djeshme. Ka qenë kreu i LSI i cili ka lëshuar sinjalin e alarmit në drejtim të së majtës të cilës i ka kërkuar unifikimin e qëndrimit në menaxhimin e procesit zgjedhor. Kreu i LSI Ilir Meta ka ftuar ditën e djeshme liderët e së majtës për të unifikuar qëndrimin e tyre në mënyrë të tillë që vota e së majtës të triumfojë, maksimizohet dhe të rrëzojë nga pushteti Sali Berishën njeriun që po përpiqet të manipulojë rezultatin e 28 Qershorit. Ditën e hënë pritet që një pjesë e mirë e lidershipit të majtë ti bashkangjiten ftesës së Metës, midis të cilëve edhe lideri historik i socialistëve Fatos Nano, Rexhep Mejdani dhe disa figura të tjera të rëndësishme të së majtës.

 

Selia rozë duket se nuk e ka pritur mirë këtë ftesë, duke konfirmuar se kreu i kësaj selie Edi Rama nuk ka ndërmend të unifikojë të majtën por të shkatërrojë atë. Lëvizja e Ilir Metës në drejtim të unifikimit të qëndrimit të së majtës për të ruajtur dhe maksimalizuar votën e të majtës vjen dhe si një këshillë e ndërkombëtarëve, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre maksimal përsa i përket agresivitetit të Sali Berishës gjatë fushatës dhe përgatitjes së manipulimit për vjedhjen e votave në 28 Qershor.

 

Ftesa e LSI

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka ftuar zyrtarisht në një takim të përbashkët ditën e hënë, të gjithë krerët e partive tradicionale të majta, të rinj dhe të vjetër, ku përfshihen socialistët, Social Demokratët, Demokracia Sociale dhe PSV 91. Objektivi i përbashkët i këtij takimi është largimi i Berishës, që sipas Metës mund të realizohet në mënyrë më të sigurt duke vendosur dhe forcuar përpjekjet e përbashkëta e të gjithë opozitës dhe të majtës progresiste. Duke e quajtur takimin e ditës së hënë si një moment kyç për fitoren e opozitës, Meta theksoi se ai do të ndikojë gjithashtu në rritjen e klimës së besimit mes të gjitha forcave të majta dhe progresiste. “Objektivi ynë i përbashkët, largimi i Berishës mund të realizohet në mënyrë më të sigurt duke vendosur dhe forcuar përpjekjet e përbashkëta e të gjithë opozitës dhe të majtës progresiste. Prandaj duke ndjerë këtë përgjegjësi të veçantë dhe historike, do të ftoj në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të të majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi, midis të gjithë partive të majta dhe progresiste”, nënvizoi ai.

 

Sipas Metës, kjo ftesë bëhet me qëllimin e vendosjes së frymës sa më të gjerë bashkëpunimi midis të gjithë partive të majta në mënyrë të veçantë të mbrojtjes së procesit zgjedhor nga çdo manipulim. Ndër të tjera në konferencën për shtyp, lideri i LSI i ka konsideruar zgjedhjet e 28 Qershorit vendimtare për të ardhmen dhe të sotmen e Shqipërisë. “Në mënyrë të veçantë në ndikim të mbrojtjes së procesit zgjedhor në 28 Qershor nga çdo manipulim dhe presion i mundshëm, në ndërprerjen e diversionit të forcave të majta dhe progresiste ndaj njëra-tjetrës, si dhe në krijimin e një fryme të besimit dhe të fitores në të gjithë elektoratin e majtë dhe progresistë”, vijoi kreu i LSI. Ai shtoi gjithashtu se rëndësia e këtyre zgjedhjeve është historike, si në aspektin e plotësimit të standardeve, si një vend i ri anëtar i NATO-s edhe për përcaktimin e standardeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në ndërtimin e një qeverisje pas 28 Qershorit, të aftë për të plotësuar të gjitha detyrimet, ndaj integrimit evropian.

 

“Duke vlerësuar se qeverisja aktuale e z. Berisha nuk jep asnjë garanci, as për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Unë dhe LSI konsiderojmë se sfida dhe përgjegjësia e opozitës dhe të majtës progresiste është më historike se kurrë”, shtoi ai. Meta mirëpret angazhimin e të gjithë kontributeve të faktorëve të majtë, për arritjen e objektivit kryesor të këtyre zgjedhjeve, largimin e qeverisë Berisha dhe njëkohësisht shërimin e menjëhershëm të gjithë këtyre pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike përmes krijimit të një qeverie të qëndrueshme të majtë dhe progresiste duke nisur nga agimi i 29 Qershorit.

 

Thirrja i drejtohet Ramës, Nanos dhe Meidanit

 

Kreu i LSI u ka dërguar një ftesë të njëjtë, atyre që i quajti figura historike dhe personalitete të rëndësishme të së majtës. Sipas tij, kjo thirrje në radhë të parë i drejtohet kryetarit të PS-së, Edi Rama, si kryetari i forcës politike më tradicionale. “Së dyti thirrja ime i drejtohet gjithë personaliteteve dhe figurave të tjera përfaqësuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht thirrja ime i drejtohet edhe z. Nano, ashtu siç i drejtohet edhe z. Meidani, që është një figurë shumë e rëndësishme dhe faktorëve të tjerë, se janë faktorë të paneglizhueshëm”, ka theksuar Meta duke shtuar se ndikimi dhe kontributi i tyre do të ishte veçse pozitiv për të ecur në një drejtim të përbashkët.

 

Krijimi i frymës bashkëpunuese sa më të gjatë për të mbrojtur procesin zgjedhor, është dhe qëllimi kryesor i këtij bashkimi. “Së dyti në krijimin e një fryme optimizmi sa më të fortë në elektoratin progresist, në mënyrë që kjo të ndikojë në një fitore sa më bindëse të forcave të majta dhe progresiste, në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe në krijimin e një qeverie sa më të qëndrueshme për të shëruar të gjitha plagët që po lë pas qeveria e Berishës”,. theksoi Meta.

 

Original source: SOT


martina -
Flag it!no spam

ElectionsMeter is not responsible for the content of the text. Please refer always to the author. Every text published on ElectionsMeter should include original name of the author and reference to the original source. Users are obliged to follow notice of copyright infringement. Please read carefully policy of the site.

Back to poll: > Albania > Politicians > Ilir Meta
 
load menu