Politicians and Election, Vote in Freedom, Actively Participate in Democracy, Vote for Change, Online referendum
Astrit Patozi

Astrit Patozi: Nuk i lutemi LSI-së për koalicion

Astrit Patozi 42%

Astrit Patozi: Nuk i lutemi LSI-së për koalicionNënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke folur në Top Story, tha se ata nuk do i luten Lëvizjes Socialiste për Integrim për aleancë parazgjedhore.

 

“Përsa i përket vazhdimësisë së kësaj aleance, nuk ka rëndësi mendimi im, kjo i takon palëve. Janë forumet e palëve ato që do të vendosin. Ne sot kemi një marrëveshje funksionale që ka edhe 6-7 muaj skadencë. Çdo bëhet më tej mbetet për t’u parë. Ne kemi pasur një koalicion që në një farë mënyre ka funksionuar, jo perfekt, këtë nuk e them dhe i ka dhënë vendit një qeverisje të qëndrueshme. Ky koalicion është i testuar e ka marrë një rezultat prej 140 mijë votash në rang vendi. Pa dyshim, aleancat parazgjedhore priren drejt simpatisë, ndërsa ato paszgjedhore shohin më shumë interesin. Të dyja janë të mundshme dhe politike, ne jemi në një koalicion që unë uroj të vazhdoj, por siç thashë, për këtë nuk vendos as unë, a. kryeministri dhe as lideri i LSI-së, por forumet e të dy partive,” tha Patozi.

 

Lexo më shumë: TemA ONLINE (21 Dhjetor, 2012)


martina -
Flag it!no spam

ElectionsMeter is not responsible for the content of the text. Please refer always to the author. Every text published on ElectionsMeter should include original name of the author and reference to the original source. Users are obliged to follow notice of copyright infringement. Please read carefully policy of the site.

Back to poll: > Albania > Politicians > Astrit Patozi
 
load menu